Sot në Vlore për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale me aparatura të teknologjisë së lartë.
Në...
Krijimi i repartit te urgjences si prioritet i punes per permisim te kapaciteteve operacionale te ekipit mjekesor per te nderhyre ne kohe per pacientet me semundje akute.
OBJEKTIVAT:
1 Te krijohet koncepti i repartit te urgjences dhe te arrihet funksionimi i ketij reparti ne kapacitet te plote.
2.Te kompletojme me aparatura te domosdoshme repartin e urgjences per cilesi sherbimi.
3.Te permisojme ndjeshem komunikimin me pacientin dhe te rrisim besimin tek ai.
Urgjenca me ambjente bashkohore.
Spitali Rajonal Vlorë në saj të bashkëpunimi me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), sot ka një urgjencë me ambjente të reja dhe bashkëkohore.
Pamja me të cilën përballesh sapo hap derën, është tashmë larg imazhit të dikurshëm, ku në shërbim shikoje më shumë familjarë se sa vetë pacientë.
Falë një ndërhyrje të mirëmenduar të drejtorisë, ky shërbim në Spitalin Rajonal Vlorë nuk ka asgjë më pak se urgjencat më të mira jashtë dhe pse ka akoma nevojë për përmirësim veçanërisht në pajisjen me aparatura.
Urgjenca e Spitalit Rajonal Vlorë sot ka katër dhoma per pacientet ku risi ka qenë dhoma e reanimacionit me 4 shtretër e ndarë me bokse për të ruajtur privatesinë e pacientëve.Brenda ambjenteve ndodhet dhoma e infermiereve qe monitoron te semuret, dhoma e kryeinfermierit , dhoma e mjekut roje.
Janë gjithsej 15 shtretër në dispozicion të pacientëve dhe shfrytëzimi i tyre është maksimal duke patur mundësinë të përballoj dhe 2 -fishin e fluksit të mëparshëm në kushte më të mira.
Urgjenca dje : Urgjenca sot:
2 dhoma 9 shtreter 4 dhoma 15 shtreter
Dhoma e reanimacionit 4 bokse 4 shtreter
Drejtoria e Spitali Rajonal Vlorë ka vendosur rregulla strikte, jo vetëm duke ndarë zonat sipas gjëndjes së pacientit por edhe duke i dhënë fund traditës shqiptare që të sëmurin e shoqëron i gjithë fisi në spital por ata sot mund të presin në hollin me kushte bashkëkohore në të cilin ndodhet dhe recepsioni dhe ambjentet e reja të cilat janë të pajisura me sinjalistikën e nevojshme .
Ka një koordinim perfekt me shërbimet e tjera që ofron Spitali Rajonal Vlore, laboratorin, sallat e kirurgjisë etj.
Me mbështetjen e Drejtorisë sot një rol të veçantë ka dhe punonjësi social i cili asiston pacientët dhe të afërmit e tij duke lehtësuar komunikimin mjek-pacient –shoqërues apo i aferm i pacientit.
Të gjitha këto ndërhyrje në infrastrukturë dhe cilësi shërbimi shërbejnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe racionalizimit të burimeve për të qënë gjithmonë në shërbim të plotë të pacientëve.
Një risi e Vitit 2014 për Spitalin ka qënë dhe krijimi i ambjenteve të konsultave spitalore duke krijuar të gjithë kushtet e nevojshme që sot ambjentet e spitalit të ,sjellin personelin mjekesor me afer pacientit për konsulta te mjeku specialist.
Urgjenca 2013 : Urgjenca 2014:
Pacient te trajtuar 10983 Pacient te trajtuar 11531
Orari zyrtar i vizitave ne konsulten spitalore është nga ora 08.00 deri në ora 14:00. Planifikimi i vizitave mund të bëhet dhe me telefon nga pacienti falë funksionimit të plotë të recepsionit qëndror.
Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657