Sot në Vlore për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale me aparatura të teknologjisë së lartë.
Në...
Çdo ditë spitalit të Vlores i duhen njësi gjaku për transfuzione dhe ndërhyrje kirurgjikale. Sezoni turistik është koha kur nevojat për gjak rriten për shkak të aksidenteve dhe dhurimet ulen, si pasojë e pushimeve. Ndaj bashkojuni nismës për të dhuruar gjak, pranë bankës së gjakut në Spitalin Rajonal Vlore. Fëmijët talasemikë dhe të rritur të prekur nga anemia mesdhetare, kanë nevojë për ju që të qëndrojnë në jetë. Dhjetra të aksidentuar, që operohen në spitalin tonë kanë nevojë për njësi gjaku. Shtohen rastet e dhurimit te gjakut ne rrethin e Vlores.
Ministria e Shendetesise dhe Ministria e Mbrojtjes kane lidhur nje kontrate me repartin ushtarake te Bunavis per rastet emergjente, qe te dhurohet gjak. Date 9/4/14 toga prej 30 ushtare kane dhuruar gjak per Spitalin Rajonal te Vlores. Ky nje shembull per tu marre ne konsiderat edhe nga qytetaret e tjere te Vlores.
Pse duhet dhuruar gjak?
Dhurimi i GJAKUT eshte nje akt i thjeshte, personal, me vlera te medha humane dhe civile, dhe nje menyre per te kontrolluar shendetin tuaj. Gjaku eshte jetik. Gjaku nuk mjafton kurre. Per gjak ka gjithmone nevoje ! Nese dhurimi i gjakut nuk behet nje akt qytetar i zakonshem gjithmone do te jete e veshtire qe kur dikush ka nevoje per gjak ta marre ate ne kohe.
Sa zgjat dhurimi i gjakut?
Dhurimi i gjakut zgjat 8-10 minuta, por koha që do të qëndroni në bankën e gjakut është rreth 30 minuta. Mjekët do t`ju bëjnë analizat e nevojshme dhe 15 minuta pas dhurimit mund të vazhdoni aktivitetin tuaj normal.
Disa këshilla!
Mëngjesin kur do të dhuroni gjak, konsumoni ushqime të lehta. Lëngje frutash, sasi të vogla buke, wçaj ose kafe me pak sheqer. Pas dhurimit të gjakut duhet të konsumoni ujë ose lëng frutash. Mos pini duhan menjeherë para dhe pas dhurimit.
Dhuroni gjak sot, ndoshta nesër do të keni nevojë për të, ju ose familjarët tuaj!
Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657