Artikuj

Ekzaminimi eshte diagnoze, diagnoza eshte shpetim !

Nata e erret mbreme ne Spitalin e Vlores, ishte nje nate e nje ekipi mjekesor ne lufte mes vdekjes dhe jetes se nje djaloshi 19 vjecar. Kush eshte pjese e jetes se bluzave te bardha e kupton shume mire sesa shume dua te them per ato qe perjetohen ne ato caste, por sot dua me shume te shpreh nje faleminderit per ekipin e kirurgjise te spitalit Vlore, por edhe per qeverine shqiptare per vizionin qe ka per rilindjen e mjekesise shqiptare, funksionimin e infrastrukures domosdoshmerisht mbeshtetese te punes tone.

Nese disa vite me pare skaneri ishte nje ekzaminim ne kufi te veshtiresise, sot eshte ne infinit te lehtesise, 24 ore per 24 ore.

Nata e mbremshme demostroi se shpetimi i jetes nuk ka cmim dhe komentet sesa kushton financiarisht sigurimi i ketij sherbimi, eshte vizioni i njerezve qe nuk kuptojne se mbi jeten s’ka vlere e kuptim asgje.

Ekzaminimi eshte diagnoze,diagnoza eshte shpetim!

Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Muaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për  kancerin e gjirit, për të

rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si

dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm

i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje  në

vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe

mënyrave jo të shëndetshme të jetesës .

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se,

zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

 

Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut  dhe  kapjes së

hershme të kancerit të i gjirit lexoni: 

 

Gruaja dhe Gjiri

Të parandalosh dhe të jetosh

 

Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.

Informacion

Zhvillimi i procesit te vlersimit te njohurive dhe aftesive te personelit infermieror ne Spitalin Rajonal Vlore do te zhvillohet ne daten 28 gusht 2015 ne oren 11:00 dhe 13:00.

 

DHURONI GJAK, SHPËTONI JETË!

Ne Spitali Rajonal Vlore.

Të dhurosh gjak është një akt fisnik.

Dritan Leli: "Dita e sotme duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve. Është një detyrim qytetar ndaj atyre në nevojë. Unë si mjek doja të shtoja se dhurimi i gjakut nuk shkakton asnjë problem për trupin, përkundrazi, ndihmon në përtëritjen e gjakut të ri." 

Mos e harroni kurrë këtë!

Shtepia e lindjes e rikonstruktuar

Shtatezania është momenti më i bukur në jetën e një femre. Ndërsa sjellja në jetë e një fëmije lumturon një çift prindërish. Ndaj stafi i Spitali Rajonal Vlore i kushton një rëndësi të veçantë shëndetit të gruas dhe foshnjes. Në maternitetin e spitalit luftohet për çdo të qarë fëmije që vjen në jetë. Aty çdo grua shtatezanë merr asistencën e duhur mjekësore, ekzaminimet e nevojshme imazherike dhe ndihmën e parë për çdo problem.
Dhe puna për të shpëtuar çdo jetë që ju besohet mjekëve të Spitali Rajonal Vlore vazhdon me kushte shume here me te mira dhe cilesore ,me me shume hapesira per mbarevajtjen e punes.

Java Botërore e Glaukomës

Glaukoma (tensioni i syrit) paraqet si nje semundje e rende e syrit, e cila karakterizohet me demtimin e nervit optik dhe ngushtimin e fushes vizive qe shkaktohet ne radhe te pare nga rritja e tensionit te syrit. Tensioni i lartë i syrit është një nga shenjat e glaukomës. Glaukoma prek mbi 2% te popullsise mbi 40 vjec. Rreth 50 milione njerez vuajne nga glaukoma, dhe me shume se 5 milione prej tyre e kane humbur fare shikimin, gje qe e bene glaukomen te renditet e dyta ne listen e shkaqeve te verberise se perhershme. Me diagnostikimin dhe me trajtimin e duhur, në kohë te kesaj semundje mund të parandalohen shumë nga dëmtimet që vijnë prej saj.

SIMPTOMAT:

Pages

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657