Virozat e stinës së verës, çrregullime tek fëmijët dhe te moshuarit.

Virozat e stinës së verës, çrregullime tek fëmijët dhe te moshuarit.                                                                                                                                      

Mjekët:Shmangni diellin, konsumoni lengjeTemperaturat e larta të stinës së verës janë karakterizuar me çrregullime shëndetësore tek te moshuarit dhe kryesisht te.femijet.Këtë situatë e tregon fluksi I femijeve nëpër qendra spitalore, si dhe mjekët pediatër. Mjekët në tilla rastesh këshillojnë prindërit që të tregojnë kujdes tek fëmijët nga virozat deri tek mbrojtja nga dielli. Sipas mjekut pediater, konfirmohet situata e rënduar shëndetësore e fëmijëve në këtë periudhë të nxehtë vere. Sipas saj fëmijët e ardhur janë adresuar me dhimbje barku (diarre), të vjella, bronkit, imunitet të dobët, që kanë shtuar rastet e emergjencës në këtë spital. Duhet bërë kujdes me ambientin ku qëndrojnë fëmijët, me higjienën e tyre, por edhe me ushqimin që konsumohet. Fëmijëve duhet t’u jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, ushqime të lëngshme e të gatuara në moment, këshillojnë mjekët. Sipas tyre, është mjaft i rëndësishëm konsumimi i sa më shumë frutave dhe zarzavateve të freskëta dhe lëngjeve. Ndërsa, në shtëpi duhet të mbahen ambientet e freskëta, në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale.Te moshuarit sidomos ate me semundje kardiake nuk duhet te ekspoz, shfaqen kryesisht në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta, apo edhe nga ushqimet e pakontrolluara. Bakteret më të zakonshme janë Salmonelat ose Escherichia Coli.

Për shmangien e çrregullimeve diarreike, mjekët këshillojnë prindërit që të respektojnë rregullat e higjienës, por dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve, përdorimin e ushqimeve të freskëta, ujit higjenikisht të pastër, etj.

Masat
Masat që duhen të merren për parandalimin e këtyre infeksioneve janë, konsumimi i ujit të pijshëm të sigurt, larja e vazhdueshme e duarve, ruajtja e ushqimeve në frigoriferë ose vende të freskëta. Kujdes i veçantë, sipas mjekëve, duhet bërë me konsumimin e ushqimeve nga fast food-et, akulloret etj.
Mjekët theksojnë se fëmijët që i përkasin grupmoshave nga 1-4 vjeç duhet të jenë në mbikëqyrje të plotë nga prindërit e tyre, pasi kjo është grupmosha më e rrezikuar nga virozat e stinës dhe rrezet e diellit. Ndër çrregullimet që vihen re gjatë stinës së verës tek kjo grupmoshë janë irritimi i lëkurës, që më së shumti shkaktohet nga një mjedis i nxehtë dhe i paajrosur.
Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm tek fëmijët, pasi gjendrat e djersës tek ta nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet. Për shmangien e irritimeve mjektë këshillojnë veshjen e fëmijëve me rroba të lehta,pambuku në një ambient me ajër të pastër. Infeksionet nga viruset ose bakteret, shfaqen kryesisht në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta, apo edhe nga ushqimet e pakontrolluara. Bakteret më të zakonshme janë Salmonelat ose Escherichia Coli.
Për shmangien e çrregullimeve diarreike, mjekët këshillojnë prindërit që të respektojnë rregullat e higjienës, por dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve, përdorimin e ushqimeve të freskëta, ujit higjenikisht të pastër, etj.

Mbrojtja nga dielli
Fëmijët me shume janë ata që ekspozohen më shumë ndaj rrezeve të forta të diellit në verë. Sezoni i plazhit i bën ata më të rrezikuar nga rrezeve ultravjolet. Mjekët në këto raste këshillojnë që fëmijët të mbahen nën hije, të mos qëndroijnë gjatë të ekspozuar në diell. Sipas mjekëve lëkura e dobët dhe delikate e tyre i bën ata më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm. Masat që duhen të merren sipas pediatrëve janë : lyerja me krem mbrojtës, konsumimi i frutave dhe pijeve të freskëta.

Rrezikshmëritë më të larta gjatë stinës së verës i paraqesin virozat gastrointestinale, infeksionet apo ftohjet e rrugëve të frymëmarrjes (fyti, anginat, tonsilitet purulente dhe folikulare) si dhe pickimet nga insektet e ndryshme që shkaktojnë më pas edh infektime të lëkurës. Më të rrezikuarit mbeten fëmijët dhe të moshuarit, ndërsa viroza më e përhapur mbetet ajo e gastroenteriteve. Ndaj po ndalemi tek kjo e fundit. Për fat, nuk kërkon shërbim spitalor me afat të gjatë. Pra, në shumicën e rasteve, nuk është nevoja të shtroheni. Periudha e inkubacionit është e shkurtër dhe mjekimet janë të thjeshta. 

JU FALEMINDERIT PER PUNEN E PALODHUR PEDIATRIA VLORE.

 

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657