URGJENCA 127

Ne nje urgjence,nje thirrje telefonike do te thote jete apo vdekje dhe gjeja e fundit qe ti do eshte te te vije ne mend numri i duhur.Tashme ne Spitalin Rajonal te Vlores eshte rivene ne pune numri i Urgjences 127.Brenda ketij 6 mujori fale Drejtores Brunilda Mersini eshte bere i mundur ri aktivizimi i ketij sherbimi mjaft te nevojshem.Te dish se c'numra ti biesh eshte thelbesore jo vetem per banoret por edhe per turistet.Turma vizitoresh arrijne cdo vit dhe ka kurdohere incidente.Kerkimi i ndihmes eshte nje veprim jetik.Ndaj u bejme thirrje disa qytetareve qe telefonojne dhe abuzojne me numrin e urgjences.Ju lutemi ky eshte nje numer ne sherbim te gjithe komunitetit te Vlores,tu gjendemi sa me prane kur ata kane nevoje.Ne rastin e aksidenteve,nga ai varet fati i viktimave.Ne rast se njoftimi behet sic duhet,ai ben te mundur dergimin dhe mberritjen e shpejte te mjeteve te duhura te ndihmes ne vendin e aksidentit.Gjate telefonates ne sherbimin e urgjences ruani qetesine.Pergjigjuni pyetjeve qe ju drejtojne nuk eshte humbje kohe.
Numrat e urgjences jane falas nga celulari apo telefoni fiks.

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657